Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi i bëri thirrje PS-së që të emërojë numëruesit dhe të nisë procesi i numërimit.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se në këto zgjedhje kanë fituar qytetarët e Elbasanit.

“Të nisim sa më parë procesin e numërimit. Të jetë proces i qetë dhe korrekt, ftoj komisionerët. Të jeni të sigurt se çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për familjet dhe shtëpitë e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve.

Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku. Faleminderit që besuar tek projekti ynë. Që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë. Unë sapo bëra thirrje që të nis procesi i numërimit, për të nisur sa më parë një proces model korrekt. Ftoj PS-në që të përcaktojë numëruesit dhe të ketë besim tek ta. Le të nisim një projekt të qetë. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanit.”, tha Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb