Kreu i sindikatës së taksistëve, Bilbil Cara, ka paralajmëruar protesta ditën e premte, për shkak të rritjes së çmimeve.

Në manifestimin e mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë, ai tha se të premten, makinat e taksistëve në Tiranë do të bllokojnë rrugën. Sipas tij, kjo bëhet për të ndihmuar qytetarët.

“Ne ndjejmë vështirësi. Si ti shërbejmë një pensionisti ku nafta ka kapur kulmin. Të gjithë taksistëve po u bëhet puna e vështirë. Ata nuk kanë mundësi të ndihmojnë njerëzit në rrugë sepse nafta është bërë shtrenjtë.

Nuk krahasohemi me Kosovën dhe Maqedoninë ku taksitë subvesionohen nga shteti. I bëj thirrje qeverisë. Ditën e premte në orën 11, ne do të kemi protestë me makina. Do të ndihmojmë popullin sa më shumë”, tha Cara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb