Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në një takim me qytetarët e njësisë katër në Tiranë, tregoi punët e mira që ka bërë Partia Socialiste dhe objektivat për të ardhmen. Ai tha se punësimi në vend është rritur, por edhe investimet gjithashtu.

Ahmetaj tha se mbi të gjitha fëmijët sot nuk kanë mungesë librash, mungesë e cila sipas tij, në të kaluarën, shtynte familjet që të mos i dërgonin e të shkolloheshin.

“Faleminderit që e nis takimin tim elektoral jo si ministër por kandiat për deputet në njësinë numër 4. Është e rëndësishme që kandidoj këtu, me qytetarë nga të gjithë komunitetet. Më pëlqen se kur takohemi është një miks në harmoni të plotë kulturash, të bashkuar nga atdhedashuria. Ju falenderoj për mbështetjen që i jepni PS dhe më bëni më të përgjegjshëm për t’iu përgjigjur sfidës, jo vetëm të 25 prillit, por edhe më tej. Mazhoranca do të këtë një udhëtim të gjatë, në çdo pjesë të zonës që shkoj, premtoj që më 26 prill, kjo do të jetë njësia numër 1 e Republikës së Shqipërisë. Dua që asnjë sekondë të mos harrojmë se çfarë përfaqësojnë ato dhe ne. Janë dy botë të ndryshme, i referohem përfaqësimit me dinjitet të qytetarëve dhe gjithë atë zvarritje prej 30 vitesh që i është bërë qytetarëve. Thonë pse na ngatërroni me taksën progresive dhe të sheshtë. Me të drejtë i themi që taksa progresive është në themel të qeverisjes tonë. Me taksën e sheshtë një mësues, polic, oficer, do të paguante 10%, me një pagë prej 700 mijë lekësh do të paguante 70 mijë, me taksën progresive paguan diku tek 20 mijë lekë. E mbani mend sot janë rreth 700 mijë të punësuar.

Me të drejtë ju mund të thoni s’kam punë, po, por ama prandaj do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Më tha njëri, më gjej një punë, i thash të gjej unë nëpërmjet zyrës së punës, aman më tha, dua në shtet. Por e ardhmja e punësimit dhe e vendit është në sipërmarrjen private. Me taksën e sheshtë, janë 590 mln dollarë që ikin nga buxheti i shteti në duart e kompanive. Cila është arsyeja që këta njerëz, marrin 590 mln dollarë nga rrugët, ujësjellësit dhe u japin 100 kompanive. Nuk e marr këtë përgjigja. Keni dëgjuar kur ka thënë Luli do i bëj pagat e mjekëve 1200 euro, kjo tregon sa larg është ndaj punëve, sot janë 1 mijë euro, ne thamë që do të shkojnë 1400 euro. Të garosh me shifra imagjinare siç thonë ky, tregon mungesë vëmendje. Pjesa tjetër, në 2012, kam parë nëna me lot në sy që nuk çonin dot fëmijët e tyre në shkollë.

E mbaj mend, kam qenë me kryeministrin dhe takojmë një nënë të re që na tregoi fëmijë e vet që nuk shkonte në shkollë, ajo tha se nuk e dërgonte sepse s’kishte para për të blerë librat. Ne i kemi dhënë librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të 9-ën. Ne s’jemi vend i pasur, kemi 100 halle e këto nuk mbarojnë. Jeta është luftë, jemi shumë herë më mirë se në 2019-ën, por jemi larg asaj që duhet të jemi. Mandati i tretë na duhet të shkojmë në një pikë pa kthim për në BE”, u shpreh ministri.

Ahmetaj sakaq, tregoi dhe prapaskenat se si kryeministri Rama siguroi dozat e para tw vaksinave nga kompania Pfizer. Ai tha se kryeministri, nuk largohej nga zyra e numrit 1 tw kwsaj kompanie, pa marrw vaksinat.

“Si u përballua pandemia, se ne bëhemi ndonjëherë cinik, e treguan spitalet tona që e përballuan, më mirë se vendet e pasura, me ata infermierë shumë të mirë, me spitalet e investuara. Po për vaksinat. Pse ne kemi vaksina dhe shumë vende s’kanë? Cila është arsyeja? Është ky kryeministri. Në dhjetor, Rama nuk dilte nga zyra e nr.1 të Pifzer pa marrë vaksinat. Nr.1 i Pfizer i thoshte kam besim dhe respekt tek ju kryeministër, do e shohim. Rama i thoshte nuk iki pa më thënë po, sepse kam popullin për të vaksinuar”, përfundoi Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb