Një sfidë që duhet fituar, Kroacia zbret në fushë përballë Republikës Çeke me një mision të qartë, kërkohen tre pikët, për të hedhur një hap të sigurt në këtë “Euro2020”. Kroatët vijnë me stofin e nënkampiont të botës por ekipi i Dalic ka humbur jo pak nga ai shkëlqim i dikurshëm, trajner duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë, mbi të gjitha në fazën sulmuese, por kujdes nga Çekia, me Patrik Schick në formën më të mirë, nuk duhet të nënvlerësojnë asnjë detaj as nga prapavija. Dy ekipet kanë një histori të freskët përballje ndërmjet tyre, në “Euro2016”, ku një kapriço e tifozëve kroat solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, por trajneri i Kroacisë mendimin e parë e ka pikërisht për ta: “Na mungojnë tifozët, por kurrsesi nuk mund të jetë një alibi. Situata në Angli dhe Skoci është e tillë, tifozët tanë nuk mund të udhëtojnë këtu”, theksoi Dalic duke u ndalur më pas tek ndeshja: “Jemi të vetëdijshëm që gjithçka varet nga ne, ka një atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes, dëshirojmë të arrijmë një rezultat të bukur. Jam optimist për këtë, jam gjithmonë në fakt”, u shpreh Dalic.

Dddd
Dddd

I vetëdijshëm për forcën e kundërshtarin është dhe trajneri i Çekisë, por pas fitores në sfidën e parë tani synojnë të kalojnë fazën e grupeve: “Ata janë një ekip shumë i mirë që i pëlqen të kenë kontrollin e lojës. Së bashku me Anglinë janë favorit në grupin tonë, ne shihemi si të tretë, por kjo ka pak rëndësi, në dëshirojmë të kalojmë grupin”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb