Sikurse ishte paralajmëruar nga disa të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Peqinit, duke filluar nga mesdita e kësaj të marte, ata kanë refuzuar ushqimin e servirur nga Institucioni.

Sipas të dënuarve, mungesa e takimeve me familjarët e tyre është shkak i refuzimit të marrjes së ushqimit nga ana e tyre. Ata pretendojnë se kësaj nisme për refuzimin e ushqimit do ti bashkohen edhe të dënuarit e tjerë në ditët në vazhdim sepse takimet me familjarët po u privohen me preteksin se nuk e lejon protokolli me qëllim ruajtjen e shëndetit për shkak të Covid 19.

Por, sipas të dënuarve, kjo ështe shkelje flagrante e të drejtave të tyre. Ndërkohë, burime zyrtare bënë me dije se ata që pretendojnë se po refuzojnë ushqimin, gjithmonë kanë preferuar të konsumojnë ushqimet e familjes dhe atë të ofruar nga institucioni jua kanë dhënë të dënuarve të tjerë.

Ndërsa, kërkesat për të ndryshuar regjimi aktual i takimeve janë duke u diskutuar me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisē dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u bërë një zgjidhje sa më e mirë dhe që para së gjithash nuk cënon aspak shëndetin e askujt në këtë periudhë kur Covid 19 është prezent dhe mjaft i rrezikshëm për shëndetin edhe të dënuarve si të çdo qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: