Tetë fitore në 10, Spanja kapet fort pas statistikave, përballë Polonisë kanë ditur gjithnjë të fitojnë, sot më shumë se kurrë i kërkohet të përsërisin historinë, në Sevilla është e ndalur të rrëshqasin sërish pas blofit në premierë kundër Suedisë. Një tjetër e dhënë shumë domethënëse i vjen në ndihmë iberikëve, në dy përballjet e fundit i kanë shënuar plotë nëntë gola Polonisë, nuk kanë pësuar asnjë, por çdo statistikë nuk është e mjaftueshme të ngroh Spanjën, kërkohet një reagim i madh në fazën sulmuese. Trajneri Luis Enrique as që ka ndërmend të ndryshojë, edhe në këtë përballje do ti besojë sulmin Alvaro Morata, i përfunduar nën akuzë: “Do të luajë nga minuta e parë. Dua që të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë në fushën e lojës. Ai na ndihmon shumë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Nëse do të them një informacion për ndeshjen, ai është që luan Morata dhe 10 të tjerë”, u shpreh Enrique në konferencë për shtyp.

Levaaa
Levaaa

Diskutimi është i njëjtë edhe për Poloninë, nëse dëshirojnë të vazhdojnë më tej në këtë “Euro2020” i duhet fitorja. Për herë të fundit një sukses përballë Spanjës e kanë shijuar në vitin e largët 1980. Polakët kthejnë edhe një herë vështrimin nga Robert Lewandowski, rekordmeni i Polonisë me 120 ndeshje me kombëtaren dhe 66 gola të shënuar: “Nuk kemi frikë. Nëse luajmë si skuadër dhe luftojmë për çdo top mund të kemi një mundësi për të fituar. Presioni është gjithnjë prezent kur luan në nivele të tilla dhe nuk ke marrë pikë, kjo është e pashmangshme, por ne mund të bëjmë më mirë se sa ndeshja e parë ku u kushtëzuam shumë nga kartoni i kuq”, u shpreh sulmuesi i Bayern Munich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb