TIRANË- Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha ka folur për News24 e BalkanWeb pas përplasjes me ministrin Gazmend Bardhi dhe urdhrit të tij për të mos e lejuar të hyjë në institucion.

Ajo ka deklaruar se situata është alarmante por se ajo ka të drejtë të shkojë në punën e saj, pasi pezullimi është cilësuar i pavlefshëm nga Departamenti i Administratës Publike.

Hoxha shprehet se policët nuk e lejojnë të hyjë në Ministri. “Ka përforcime në Ministrinë e Drejtësisë. Policët u urdhëruan të mos më lejojnë të hyj në Ministri. Situata është alarmante, e paprecedentë. Në Ministrinë e Drejtësisë shkoj me gjithë atributin ligjor. DAP ka refuzuar kërkesën e Bardhit për të më shkarkuar. Akti i pezullimit të ministrit u cilësua i pavlefshëm”, ka thënë Hoxha për gazetaren Klodiana Lala.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb