TIRANE- Disa subjekteve në zonat turistike u është bllokuar aktiviteti, pasi janë kapur me shkelje. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, subjeketet janë pezulluar, pasi nuk kanë lëshuar kuponin tatimor ndaj klientëve të tyre.

Pas kontrolleve të ushtruara në zonat turistike, Strukturat e Hetimit Tatimor dhe të Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë bërë të ditura shkeljet e disa subjekteve, si dhe masat e marra ndaj tyre.

Referuar të dhënave që disponohen, nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor Rajoni Qendror u morën masat, si më poshtë vijojnë:

– Subjekti hotel-restorant “Aragosta” me vendondodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike
– Subjekti restorant “4 Stinët” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
– Subjekti “Zgara Polski” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.

Ndërsa nga ana e strukturave të Zbatimit, pranë DPT-së u morën masat si më poshtë vijojnë:

-Subjekti “Havana” me vendndodhje në Dhërmi penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
-Subjekti “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
-Subjekti “Oltion Nika” me vendndodhje Yzberisht, Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokim deri në regjistrim si subjekt i TVSH-së.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor. Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb