TIRANË

Arrestohet një 26-vjeçar në Tiranë. Policia bën me dije se dje gjatë kontrolleve parandaluese tek sheshi “Karl Topia”, është konstatuar se automjeti me targe AA 449 VE, nuk u jep përparësi këmbësorëve në vendkalimin e tyre.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i mjetit shtetasi Andi Laçi, 27 vjeç, ka manifestuar sjellje agresive duke goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë rrugore dhe pasi është neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariat, i është nënshtruar testimit me aparatin drogtestues, ku rezultoi nën efektin e lëndëve droguese (T3B THC).

Sa me sipër, u bë menjëherë arrestimi në flagrance i drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim i punonjësit te rendit publik”, si dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 237, 236 dhe 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb