Ante Rebic është një nga futbollistët që për shkak dëmtimi nuk është në dispozicion të trajnerit të Milanit, Pioli.

Mesfushori kroat nuk luan prej 21 gushtit, ndërsa kampionët e Italisë po presin me padurim rikthimin e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Rebic ka kryer sot një pjesë të stërvitjes me grupin, pjesën e dytë e kreu i ndarë nga pjesa tjetër.

Situata do monitorohet moment pas moment dhe akoma nuk dihet nëse do jetë apo në fushë për transfertën e të shtunës në Castellani ndaj Empolit. Rebicc luan prej katër sezonesh në Milano.

Ht
Ht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: