Problemet fizike të Berat Gjimshitit po dalin më të mëdha seç pritej. Mbrojtësi shqiptar luajti ndeshjen e fundit me Atalantën me 3 prill ndaj Napolit, teksa dëmtimi e la jashtë për takimet me Sassuolon dhe Leipzig. Gjimshiti u ftua për takimin e dytë në Europë ndaj gjermanëve, por nuk luajti asnjë minutë.

Edhe sot, ai e ka parë veten në stol. Trajneri i Atalantës, Gasperini nuk e ka preferuar nga minuta parë. Gjasat janë që të aktivizohet në pjesën e dytë të  sfidës që do luhet në Bergamo ndaj Veronës në orën 21.00.

Formacionet:

Atalanta (3-4-3): Musso; Scalvini, Demiral, Palomino; Hateboer, De Roon, Koopmeiners, Zappacosta; Boga, Malinovskyi, Zapata.

Hellas Verona (3-4-2-1): Montipò; Casale, Gunter, Ceçherini; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb