Numri një i stolit të Bylisit, Nevil Dede komentoi humbjen 0-3 ndaj Tiranës.

“Shumë e drejtë, korrekte. Deja-vu.

Na solli ters trajneri i Tiranës. Përgjegjësi apo faji ngel jetim, i takon trajnerit ta marrë përsipër. Nuk dinim të luftonim, të arrinim paqen me veten. Jam krenar me punën e djemve ditën e sotme.

Morëm gola nga 3 episode. Nuk na vuri në vështirësi Tirana. Humbje topi pafund, vendosje statike. Konstatime të qarta nga ju. Në një ndeshje që humbitet dihet ka gabime. Duhet të ishim më konkret, sulmuesit nuk dinin çfarë të bënin. Ka momente je në delir, po mund të kthehesh në ferr. Nëse fitonim do të flitej sikur do të dilnim kampion.

Nuk dinim të luftonim sot. Ishte një ditë jo. Jo, dole aty ku them unë.

Tirana është brand tjetër i futbollit shqiptar, ne nuk jemi favorit. Në momentin që ne nuk jemi në ndeshje, do të shpërbëhemi. Në kuadër të pyetjes kjo është e vërteta. Dimë të reagojmë dhe të falim. Kam luajtur në Kinë, mos i aknë në shkurt Krishtlindjet. Tirana fitoi, meriton komplimente. Duhet pranuar realiteti”, u shpreh Dede.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb