“Nuk ma mbyll dot ti gojën” Kujtim Gjuzi ‘përplaset’ me Damian Gjiknurin në tryezën për reformën zgjedhore

Ka nisur me debat konferenca e sotme e nicuar nga OSBE, për reformën zgjedhore në vend. Pas fjalës së ambasadorit të OSBE Borchardt, deputeti Kujtim Gjuzi ka debatuar ashpër me bashkëkryetarin e komisionit të posacëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Gjuzi kundërshtoi fjalimin e përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso në këtë konferencë, para fjalës së Rudina Hajdarit. Po në përgjigje të tij, Gjiknuri u shpreh se gjithçka ishte dakordësuar më parë, përfshi këtu edhe konsensusin e znj. Hajdari për të lejuar që z. Kaso të marr fjalën para saj në këtë konferencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb