FIER- Dhjetëra punëtorë të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, kanë protestuar sërish sot përpara prefekturës së Fierit për mosmarrjen e pagave prej më shumë se tetë muajsh.

Ata shprehen se edhe pse kanë marrë takime me drejtuesit e ministrisë e Energjisë dhe Industrisë, ende pagat e tyre nuk kanë kaluar.

Janë rreth 1 mijë punëtorë në uzinën e naftës që çdo ditë shkojnë në punë, përpunojnë arin e zi, por në fund nuk marrin asnjë qindarkë për të mbajtur familjen gjallë. Përpos vështirësive në përballimin e kostove të përditshme të jetesës, një tjetër fakt edhe më shqetësues për këta punëtorë, është edhe mospagesa e kredive të marra, duke sjell në këtë mënyrë kalimin në overdraft të kësaj të fundit.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: