Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 69-vjeçarin Skënder Omeri pa mbushur 24 orë nga ekzekutimi i urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Sarandës. Omeri akuzohet për “falsifikim të dokumentave” në formën e përdorimit dhe me pasoja të rënda lidhur me një truall 4950 m2 në bregdetin e Ksamilit të cilin ka tentuar ta rregjistrojë në ASHK Sarandë.

Prokurori Kledian Llaho ka kerkuar lënien në “Arrest në burg” të Skënder Omerit. Pyetjeve të prokurorit lidhur me falsifikimin e dokumentave, 69-vjeçari i është përgjigjur: “Nuk mbaj mend asgjë”.

Avokati i tij ka kërkuar një masë më të lehtë sigurimi për shkak të moshes, gjë që nuk është pranuar nga Prokurori por në përfundim të seancës ka qenë Gjyqtari Alban Veçani ai që ka lënë të lirë Omerin me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb