EGJIPT- Një mësuese egjiptiane u pushua nga puna të dielën, pasi i preu flokët një prej nxënëseve të saj si “ndëshkim që nuk vuri mbulesën islame”.

Incidenti ndodhi të enjten në Fayoum, kur mësuesja i preu flokët nxënëses me emrin Nora.

Vetë nxënësja, mbiemri i së cilës nuk është publikuar, ka treguar se i ishte lutur mësueses të mos e dënonte duke i premtuar se në të ardhmen do të vinte mbulesën, vetëm që të mos i shkurtoheshin flokët. Kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh në Egjipt.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: