Kanë kaluar vetëm pesë ditë, por polemikat rreth Euroderbit në çerekfinalen e Champions League mes Napolit dhe Milanit nuk janë shuar.
Skuadra e Stefano Piolit arriti të kalonte në ndeshjen e kthimit, ndërsa skuadra e Spallettit protestoi për një episod penalltie, që nuk u dha nga arbitri Marciniak, i cili pa protagonistë Lozano dhe Leao në pjesën e parë.
Duke e ndjekur meksikanin në zonën e rreptësisë për t’i rrëmbyer topin, duke e penguar kështu që të godiste në portë, ylli portugez kryen një ndërhyrje e cila megjithatë e sheh atë që godet qartë kyçin e Lozanos dhe më pas topin.
Një rast që është komentuar shumë pas ndeshjes, por që ka ndezur zjarrin e polemikave sidomos në orët e fundit kur UEFA publikoi një postim enigmatik në rrjetet e saj sociale: imazhi i faullit të Leaos ndaj Lozanos.
What do you think? penalty of not?#ucl #pickxsports #napmil #penalty #uefa #championsleague #football #lozano #leao #Osimhen pic.twitter.com/oeO6kCLXOe
— Pickx Sports (@PickxSports) April 18, 2023
Profili i UEFA Champions League në Tëitter ka publikuar një postim në lidhje me faullin e diskutueshëm të Leaos ndaj Lozanos, i shoqëruar i me një fjali: “Rafael Leao: masterful in attack and defence”, ose “Leao mjeshtër në sulm dhe mbrojtje”.
Postimi ndezi një polemikë të re disa ditë pas ndeshjes: qëllimi i UEFA-s ishte qartësisht të festonte yllin luzitan të Milanit duke vlerësuar jo vetëm aftësitë e tij sulmuese, por mbi të gjitha aftësinë e tij për t’u sakrifikuar në shërbim të kolektivit.
Por komentet e shumta nën postimin e UEFA-s, shumica e të cilave ishin të ashpra dhe ofenduese, e detyruan UEFA-n ta heqë atë brenda pak minutash.
(BalkanWeb)