TIRANE – Pasditen e sotme reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel.

Duke rrëfyer për projektet muzikore, bashkëpunimet, po edhe lëvizjet nëpër koncerte gjatë periudhës së verës, Kresha nuk i shmangu as pyetjet nga jeta private.
Puna dhe muzika ia mbushin ditën Mc Kreshës, ndaj edhe ka mbetur akoma pa të dashur.

Kështu i është përgjigjur ai pyetjes nëse ka një lidhje dashurie: “Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam singëll”,- tha ai me të qeshur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: