Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një komunikim për mediat është pyetur për qëndrimin e Serbisë lidhur me sanksionet kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Vuçiç ka deklaruar se politika duhet të jetë politikë e përgjegjësive dhe se nuk i interesojnë spekulimet.

“Politika jonë duhet të jetë një politikë përgjegjësie, zhvillimi dhe progresi, për të parë se cilat janë interesat e vendit tonë dhe për të bërë gjithçka që është e nevojshme në përputhje me rrethanat. Nuk jam i interesuar të spekuloj nëse dhe kur do të vendosim sanksione,” tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb