Siç ka ndodhur shpesh këtë periudhë, emri i Gianni de Biasit, ka qenë konstant në çdo rast kur Italia ka qenë pa trajner. Ky diskutim ishte i pranishëm edhe këtë herë, ku mediat italiane e shihnin si një opsion për post Spalletti, por me sa duket ka qenë thjesht zëra, pasi ish trajneri i Shqipërisë e pranon se nuk ka pasur kurrë një ofertë, apo kontakte me përfaqësues të Federatës Italianë:
“Të jem i sinqertë nuk jam kontaktuar nga Federata. Nëse do të më kontaktonin do të ishte shumë i disponueshëm për t’i dhënë këshilla, mqs u bëra nëntë vite që jam trajner i ekipeve përfaqësuese”, u shpeh De Biasi. Ish trajneri i Shqipërisë, u ndal më pas duke bërë një koment në lidhje me zgjedhjen që bënë drejtuesit e Federatës duke i besuar stolin Gennaro Gattusos:
“Rino është një person që ka karakter dhe vendosmëri. Mbetet për t’u parë se do të përftohet filozofia e tij nga lojtarët që do të ketë në dispozicion. Gattuso e njeh mirë ambientin. Lajmi i mirë është fakti që do të ketë kohë për të kontaktuar me lojtarët që ai i sheh si pjesë të projektit, ky është një hap pozitiv. Është gjithashtu shumë përcaktuese se në çfarë kushtesh fizike do të vijnë lojtarët në dy takimet e radhës. Të jesh trajner i një përfaqësueseje është shumë më ndryshe se sa të jesh trajner i një klubi”, u shpreh ndër të tjera De Biasi për mediat italiane.
(BalkanWeb)