GJIROKASTËR

Kunati i Konstandinos Kacifas, Evangelis Sakellarakis ka rrëfyer për gazetaren Brikena Metaj nga Bularati bisedën e fundit mes tij dhe nënës.
Ai tha se Konstandinos nuk është drejtuar asnjëherë kundër një shqiptari dhe se nuk e besonte se policia do ta vriste.

“Konstandino të njëjtën gjë ka thënë, nuk është drejtuar asnjëherë kundër një shqiptari. Edhe kur mamaja e tij i tha që çfarë po bën, do të vrasin, tha që nuk më vrasin se edhe policët fëmijë kanë dhe marrin një rrogë shumë të vogël në muaj. Pra, dhe Konstandinos nuk shfaqi qëndrime antishqiptare”, ka thënë ai.

Ndërkohë që kujtojmë se Kacifas u vra pas disa orëve që qëllonte me automatik në ajër dhe ndaj forcave të policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Sjellim në vëmendje edhe një prej makinave të policisë të dëmtuar nga plumbat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb