TIRANE

Vetëm pak kohë më parë u fol për divorcin e Kujtim Gjuzit. Në një prononcim për Gazeta Shqiptare, deputeti tha se ishte një sherr familjar dhe se ishte ende me bashkëshorten. Por duket që nga ajo kohë, gjërat kanë ndryshuar. Tashmë kreu i Partisë Konservatoreka nisur një lidhje të re dashurie dhe nuk ka ‘frikë’ që të dal edhe në publik me të.

Në një event, çifti është shfaqur bashkë dhe nga gjestet plot përkëdheli, duket se dyshja po e shijon këtë histori të re dashurie. “Nuk e mendoja kurrë që do të doja ka shumë dikë qe e njoha në Facebook.”- shkruan Gjuzi, duke bërë të mendosh se të dashurën e re e ka njohur në Facebook. Megjithatë ende nuk dihet gjë për brunen që i ka rrëmbyer zemrën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: