PSG, këtë të enjte, arriti një marrëveshje me markën GOAT, e specializuar në shitjen e produkteve të stilit të jetesës dhe që do të zëvendësojë QNB si sponsor në mëngët e fanellave të klubit për tri sezonet e ardhshme.

Përveç kësaj, do të shfaqet edhe në reklama televizive në “Parc des Princes”. Një nga habitë e shpalljes së marrëveshjes me GOAT është se Kylian Mbappé nuk figuron në sloganin reklamues të PSG-së.

Edhe pse sulmuesi ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon të vendosë nëse do të marrë pjesë apo jo në këtë lloj ngjarjeje, siç raportohet nga “RMC Sport”, mungesa e yllit francez është për shkak të pasigurisë në lidhje me të ardhmen e tij.

Duke qenë se ende nuk dihet nëse Mbappé do të luajë sezonin e ardhshëm në Paris, si dhe duke pasur parasysh interesin e madh nga Real Madridi, lojtari ka vendosur të mos marrë pjesë në spotin reklamues. Një provë e qartë se ai mund të largohet nga kryeqyteti francez në qershor.

Marrëveshja me GOAT do t’i sjellë PSG-së një fitim prej 50 milionë eurosh gjatë tri viteve të ardhshme. Marrëveshje kjo që i bashkohet asaj të “Qatar Arëays”, i cili do të jetë sponsori kryesor i liderit aktual të Ligue 1 dhe për një shumë prej 70 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb