PSG ka humbur finalen e Kupës së Francës përballë Renes. Kthimi i Nejmar nuk ka ndihmuar PSG-në që të bëjë të vetin trofeun, pasi ka humbur një ndeshje dramatike pas gjuajtjeve të penalltive.

Ndeshja po shkonte shumë mirë për pasrisinët pasi brenda 21 minutave Dani Alvesh dhe  Nejmar shënuan dy gola për të çuar rezultatin në 2-0 për ekipin e tyre. Por autogoli i Kimpembe rihapi sfidën dhe në minutën e 66-të, barazia u vendos përsëri falë golit të Mekser.

Si rrjedhojë, skuadrat iu drejtuan shtesave por ato nuk prodhuan gola, vetëm kartonin e kuq të Mbape, i cili bëri një ndërhyrje shumë të ashpër duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë në minutat e fundit.

Më pas filloi seria e gjuajtjeve nga pika e bardhë, ku ekipi i Rene u tregua më i saktë me 6 goditje të sakta,ndërsa PSG me 5 penallti të realizuara. Rene bën për veteë këtë trofe që nuk e kishte fituar prej 48 vitesh.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb