Banorët e pallatit të biznesmenëve Llanaj e Allmuça takuan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që i premtoi se do të njoftohen pas 1 jave për problemin e tyre.

Ata i kërkuan kryebashkiakut Veliaj që të lejojë punimet, teksa zbulojnë se edhe pse nuk e kanë marrë një garanci të tillë, gjithsesi ai do e bëjë një bisedë të sinqertë.

Një prej zgjidhjeve sipas banorëve mund të jetë edhe që pallatin ta përfundojnë banorët vetë me kostot e tyre.

‘’Të na japin një përgjigje çfarë do bëjnë më tej. Nuk na garantuan, por na garantuan se do ketë një bisedë të sinqertë me kryebashkiakun. Do presim sipas zotërisë, brenda 1 jave do njoftohemi.

Nuk mund të specifikoj çfarë the, mund të jetë një nga zgjidhjet që banorët të përfundojnë vetë punimet me kostot e tyre.

I premtuam Bashkisë se nëse ky problem zgjidhet, do e falenderojmë ktu. Nëse nuk zgjidhet nuk e di çdo bëhet.

Tek Gjykata e Apelit do shohim, është gjyqi mes dy investitorëve, ne si palë e tretë do shkojmë të interesohemi ku ka ngelur. Kushdo palë të fitojë për ne është mirë, se do vijojnë punimet.

Nuk mund të jap përgjigje pse nuk është parë më shpejt kërkesa, janë çështje të brendshme të Bashkisë. Edhe 1 javë s’besoj se do mërziten banorët. ‘’- tha një nga banorët e pallatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb