SUEDI

Suedia kë shënuar tjetër ditë rekord vdekjesh nga COVID-19 duke regjistruar 170 viktima në 15 prill.

Dita e djeshme ishte po ashtu negative pasi u numëruan 114 viktima por tashmë vendi nordik ka 1 mijë e 203 dhe ende nuk ndërmerr ”Lock- Down”-in.

Ndryshe, një numër më i vogël vdekjesh ishin regjistruar të shtunën dhe të dielën teksa kjo javë duket se ka filluar me bilanc tragjik për Suedinë.

Ndërkohë thuhet se numri i rasteve me COVID-19 u rrit me 482,që sjell numrin e përgjithshëm nga 11.445 në 11.927.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb