“Nuk mund ta hidhja në rrugë Skënderbeun”. Në këtë mënyrë është prehur Ardian Takaj, që rrëfen për rinisjen e Skënderbeut, pas dëmimit 10-vjeçar të UEFA-s, që u konfirmua edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. “Në rast se do të ikte Skënderbeu, do të ikja dhe unë.”, shprehet numri një I klubit korçar në ditën e prezantimit të Ilir Dajës në krye të pankinës.

Img 8013
Img 8013

“Nuk besoj se rekordit të Dajës do t’i afrohet kush. E morëm për seriozitetin dhe provat që ka dhënë në futbollin shqiptar, edhe me ekipin e Skënderbeut. Ka qenë një bisedë shumë e gjatë, sepse asnjë trajner s’do të ishte komod te Skënderbeu në këtë moment. Edhe kësaj here besoj se do t’ia dalim për ato objektiva që i kemi vënë vetes”, ka vijuar Takaj. Në letër, pezullimi nga Europa e bën Skënderbeun pa objektiva, por rivalët nuk duhet të jenë të qetë.

Takaj
Takaj

“Ne jemi Skënderbeu i 10 viteve të fundit, me sukseset të mëdha. Nuk fitohen kampionatet në studio, por në fushat e lojës. Ne duhet të ecim në rrugën e Skënderbeut të dekadës së fundit, jo të kemi projekt inferiorësh. Duhet të jemi rivalë për kampionatin. Nuk është titulli objektiv, por nuk do t’i shmangemi rivalitetit për këtë trofe madhor. Duhet të jemi Skënderbeu, që kemi parë vitet e fundit”, është shprehur Ardian Takaj.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: