Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se mund të pranojmë se jemi në një luftë, duke shtuar se lufta në tërësi ka elementin e armëve dhe të komunikimit.

Vasjari u shpreh se Rama në fjalorin e tij përdor shumë fjalë si “ankth”, “vdekje”, që janë të ashpra. Për Vasjarin, njerëzit kanë nevojë që të dëgjojnë gjëra të tjera, një regjistër tjetër.

E pranoj jemi në një luftë. Në një luftë janë të rëndësishme armët dhe komunikimi. Armët janë të kufizuara. Unë besoj se komunikimi ëhstë në vështrimin tim të kritikueshëm, konkretisht me z.Rama. Jemi në një luftë. Si individi, edhe shoqëria ka pikë vlimi. Ky makth i përditshëm e bën më depresive shoqërinë.

Pse? Sepse shoqërisë i afrohet në mëngjes ankth, në drekë i ofron ankth dhe tmerr, kurse në darkë ankth dhe vdekje. Sigurisht kemi nevojë për mjekët, por kam frikë se kemi nevojë për psikiatër. Kemi shumë shumë informacion. Shoqëria ka nevojë të jetojë edhe në regjistër tjetër, përvec në atë të koronavirusit. Shoqëria ka nevojë që të ndihmohet. Nuk mund të jetojmë përditë me vdekjen, me ankthin me vdekjen. Kjo e bën shoqërinë më depresive. Njerëzit kanë nevojë për pozitivitet”, tha Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb