E ftuar në emisionin ‘Opinion’, moderatorja Alketa Vejsiu foli për eksperiencën e saj në Sanremo, ku ishte prezantuese në natën tretë të këtij festivali, së bashku me Amadeus. Por, gjatë bisedës në studio, ajo është pyetur edhe për zhurmën që mori shpallja fituese e Festivalit të RTSH të këngëtares Arilena Ara.

Blendi Fevziu: Pati debate shumë të mëdha që ju kishit parazgjedhur ose preferonit Elvana Gjatën në vend të Arilena Arës çfarë ka ndodhur realisht?

Alketa Vejsiu: Shiko si është e vërteta e kësaj historie. Unë mendoj njëherë që Arilenën kur ishte një vajzë e vogël në audicionet e X-Factor me shall në Teatrin e Shkodrës, Alketa e pikasi midis të gjithë të tjerëve dhe tha: kjo vajza është talent. E kam mbështetur në X-Factor që të fitonte dhe jam shumë krenare që Arilena e ka fituar dhe e ka mbajtur prestigjin e atij çmimi. Uroj që ajo të këndoj me Lady Gagën një ditë dhe nuk ka dyshim që ajo është një vajzë super e talentuar. Kam patur një rezervë që në fillim kur Arilena u bë pjesë e kastit, meqë Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë prioritarizohen njerëzit që janë afër nesh, ata zënë vende pune, ata marrin çmime, duhet të jesh miku i tij i atij që të zesh një vend …unë kam qenë kundër që Arilena të ishte në kastin e festivalit vetëm për këtë shkak, për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve që të mos merrnin këtë kosto se 21 vjeç mund të vinte në festivalin tjetër ta fitonte, por jo në kurriz të kësaj kauze…Unë s’kam fuqi ta përzgjedh, sepse në momentin që vendos një juri

Blendi Fevziu: Siç është nepotizmi në Shqipëri e dimë që edhe zgjedhjet kanë 100 mekanizma…

Alketa Vejsiu: Unë vet kam qenë absolutisht e distancuar nuk i kam njohur tre anëtarët e huaj të jurisë nuk kam pirë kafe me ta, e kam njohur në skenë suedezin …nuk dija prezencën e dy shqiptarëve që janë futur vërtet në moment të fundit, por për këtë mund të japë shpjegime drejtori i RTSH, nuk e kam unë tagër këtë gjë …unë di vetëm një gjë që dy pikëshi i Mikaela Mingës për mua ka qenë një histori e pasqaruar dhe dy pikëshi për mua ka patur abuzim. Se nuk mundet një vajzë që ka bërë 40 hite ti ta penalizosh dhe ta fyesh, mund ti japësh 6 pikë, 7 pikë, 8 pikë por jo 2 . 2 është një histori e errët që mua më ka mbetur e pazgjidhur. Por unë e kam mbyllur me deklaratën time në Instagram këtë histori dhe nuk jam marrë më. Më vjen keq për një gjë që edhe Elvana edhe Arilena janë lënduar të dyja, më vjen shumë keq dhe i kërkoj ndjesë sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat. Jam në këtë profesion për ti mbështetur meqë kam mundësitë e mikrofonit … Më vjen keq mbas kam gabuar , një lapsus sepse nuk më takonte për rolin që kisha, duhet të mbaja qëndrim të njëanshëm, por dy pikët në Shqipëri janë simbol i një sistemi që nuk funksionon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb