Popullariteti i madh ka çuar në një ide paksa të çmendur: Jose Mourinho në filmin e James Bond! Nuk dihet nëse do të realizohet, por regjisori i këtij seriali të famshëm kërkon të mbërthejë edhe njëherë tjetër miliona njerëz pas ekranit duke ndjekur filmin e spiunazhit.

Regjisori Sam Mendes, në një intervistë të gjatë të dhënë për “The Guardian”, ka pranuar se do të dëshironte të kishte pikërisht trajnerin portugez si pjesë të filmave të tij rreth spiunit britanik. Jo në rolin e James Bond, që kërkon një imazh tjetër, por atë të një prej personazheve negativë të cilët Bond i lufton.

I pyetur se cili do të ishte një personazh negativ ideal, Mendes, i cili ka drejtuar dy filmat e fundit të Agjentit 007, është përgjigjur pa ngurruar. “Jose Mourinho! Nuk mund të gjesh një personazh më të mirë se ai apo jo?”, ishin fjalët e regjisorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb