Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Panorama TV skandalin “McGonigal” duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se gënjen në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI.

“Unë si kam parë kurrkund ju më tregoni ka ndonjë rast që s’ka gënjyer ky Saliu, pastaj ju nuk e pyesni në sa vende të Evropës Perëndimore mund të shkojë ky, në asnjë, unë ju them pyeteni. Çfarë po bën ai, kishte 200 veta ai thoshte 200 mijë.
Kur flet gjykata pritet çdo gjuhë ka një gjyq në Amerikë ku ky shefi i lartë i FBI është nën akuza dhe midis emrave është edhe kryeministri shqiptar të tjerat janë përralla zonjë, vetëm kur ta thotë FBI flas unë.
Gazeta nuk është fakt është opinion. Keni shkuar në proces gjyqësor në Amerikë, ka një proces gjyqësor të shikojnë çfarë do të dalë në gjyqësor nëse kanë dalë duhet ta keni të garantuar mirë të mos gënjeni”, tha Ngjela.

A është normale kjo?
Po ta ketë takuar do të përmendet, e ka takuar si shef i lartë i FBI, si mendoni ai do ta marrë në telefon dhe do t’i lutet, më kë flisni?

Pse takime të fshehta?
Ashtu i bën FBI, e di çfarë është? Është sekrete dhe është agjenci inteligjence, mua zonjë pa filluar procesi gjyqësor në Amerikë për shefin e lartë të FBI a dinit gjë? Pse merreni më fusni dhe mua. Ju garantoj deri tani nuk keni asnjë gjë. Kryeministri shqiptar ka folur dje një orë, opozita e Saliu është shterpë, kur t’ju dalin faktet më pyesni.

A duhet në nisë një hetim?
E dëgjova që duan të ngrenë një komision hetimor nuk ma ha mendja që t’i lejojë mazhoranca. Komisioni ngrihet me 51% të deputetëve, Saliu nuk e ka shumicën. Del një zhele parlamenti shqiptar po ta bëjë atë, ku pranojnë ata që në hetim të hysh ti. Nuk mund të dalë SPAK po nuk filloi një hetim në Amerikë, kur të nxjerrin amerikanët atëherë del ky po jam i bindur që s’ka gjë, të gjitha këto ku i lexoj unë këto po tani që i kam dëgjuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb