SHBA

Dua Lipa dhe Anwar Hadid po shijojnë prej dy vitesh një histori të bukur dashurie. Dyshja është fotografuar në një restorant në Londër, teksa festonin laçsimin e këngës së re të 21-vjeçarit, të titulluar “Off @ Night”.

25-vjeçarja shihet duke u përqafuar me të dashurin e saj, e më pas edhe duke i dhuruar një puthje në faqe.Dyshja ishin nën shoqërinë e mikut të tyre të përbashkët, Chass Bryan.

Në fund ata morën edhe një tortë në të cilën shkruhej “Urime A+”, duke iu referuar single-it që Anwar publikoi të mërkurën.

Motra e këngëtarit, Bella, ndonëse mungonte në mbrëmje, e uroi të vëllain nëpërmjet shpërndarjes së këngës së tij në llogarinë e saj në Instagram.

Dua Lipa u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë pranë partnerit të saj, që kur kufizimet për shkak të pandemisë filluan të forcoheshin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb