TIRANË 

Deputeti Kujtim Gjuzi, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se maxhoranca ka kryer veprime të rënda ndaj qytetarëve dhe ndaj nuk mund që të kërkojë një mandat të tretë.

Gjuzi theksoi se kjo maxhorancë ka vjedhur mandatet, ndërsa pyeti se pse kryeministri nuk vjen në interpelancë, edhe pse ka kërkesë të tillë.

“Pse duhet të mos vijë kryeministri? kreut të qeverisë i jam drejtuar në interpelancë. Nuk ndërtohet shteti kështu, nuk mund të kërkoni mandat të tretë me veprimet që ju bëni.

Në lidhje me protestën për vrasjen e 25-vjeçarit, duhet që të bëni bilanc. Ju mandatet i keni vjedhur”, tha Gjuzi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb