Në përmbyllje të fushatës elektorale, lideri i opozitës Lulzim Basha i ka bërë një thirrje gjithë shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha nga studio e ‘’Zonë e Lirë’’ ka kërkuar që të dielën shqiptarët të bëhen zëri i tij, që për 4 vite ai të bëhet zëri i shqiptarëve.

Ai edhe 2 ditë para zgjedhjeve, thotë se nuk është kurrë vonë për t’u bërë pjesë e ndryshimit.

 

‘’Nuk mund të ketë ndryshim me njeriun që për 8 vite dështoi në çdo drejtim. Nuk ka shans të dytë, nesër është shansi i vetëm të votoni për ndryshimin, votoni numrin 9

Nëse doni ndryshimn, votojeni ndryshimi, kërkojeni numrin 9 në fletën e votimit, bashkë do të fitojmë. Të djathtë e të majtë. Nuk është kurrë vonë për t’u bërë pjesë e ndryshimit. ‘’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb