Kompozitori Giuseppe Verdi jetoi në Villa Verdi pranë Busseto për 50 vjet dhe është drejtuar si një muze ndërsa pronarët debatonin

Një shtëpi fshati e banuar prej 50 vitesh nga kompozitori i madh italian Giuseppe Verdi, ka dalë në shitje, një lëvizje e cila pretendon ti japë fund një grindjeje të gjatë disa dekada të trashëgimtarëve të tij, mbi atë se çdo të ndodhte me pronën.

Verdi, kompozimet e të cilit përfshijnë La Traviata, Aida dhe Otello, ndërtoi Villa Verdi në tokën që zotëronte në Sant’Agata di Villanova, një fshat pranë qytetit të tij të lindjes Busseto në rajonin Emilia-Romagna, në 1848. Fillimisht bvanesa ishte banuar nga prindërit e tij para se Verdi të transferohej atje bashkë me bashkëshorten e tij të dytë, Giuseppina Strepponi, në 1851, duke jetuar atje deri në vdekjen e tij në 1901.

Shtëpia aktualisht është në pronësi të katër vëllezërve dhe motrave të cilët janë pasardhës të Maria Filomena Verdi, kushërira më e vogël e kompozitorit që u rrit nga ai dhe Strepponi si vajza e tyre.

Megjithatë, familja Carrara Verdi ka luftuar mbi të drejtat e pronësisë për 20 vitet e fundit, shtuar këtu edhe faktin që asnjë nga trashëgimtarët nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të blerë pjesën e trashëgimtarëve të tjerë.
Si zgjidhje e vëmë u gjet nxjerrja e ndërtesës në shitje, ndërsa bashkë me banesën përfshihen edhe disa nga veprat e Verdit, librat, pikturat, shtretërit e tij dhe sendet e tjera.

Shtëpia me gjasë do të dalë në ankand, ku shteti italian ka të drejtën e ofertës së parë.

Që nga viti 2010, Villa Verdi është menaxhuar nga Angiolo Carrara Verdi dhe përdoret pjesërisht si muze, duke i muhndësuar kështu vizitorëve vizitojnë dhomat duke përfshirë një që përmban shtratin dhe sende të tjera mobiljesh nga dhoma e hotelit në Milano ku vdiq Verdi.

“Ka shumë keqardhje. Ishte vetëm çështje kohe. Në pamundësi për të gjetur një marrëveshje, vila ka hasur në këtë fund të pakëndshëm”, i tha Carrara Verdi një gazete lokale, Libertà.

Carrara Verdi tha se kompozitori kishte dëshiruar që shtëpia të mbetej e banuar.

“Kam respektuar dëshirat e maestros. Shpresoj që kushdo që e blen në të ardhmen ta trajtojë në të njëjtën mënyrë, si një shtëpi. Nuk mund të bëhet thjesht një muze i ftohtë,” është shprehur ajo.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb