Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në News24, ku ka folur ne lidhje me incidentin ndaj kreydemokratit Sali Berisha.

Sipas tij, pas gjithë kësaj fshihet klasa politike, ku ndër vite ka nxitur dhunën dhe e gjithë kjo bëhet për një karrige, teksa ka theksuar se s’mund të çuditemi nga kjo ngjarje.

“Duhet ta dënojmë dhunën si akt fizik. Në lidhje më këtë çështje dua të them që në jetojmë në një vend të dhunshëm dhe fajtore është klasa politike. Politika nuk prodhon ide por mllef, jo mirëqenie po mëri. Mënyra se si zihen prodhon emigrim masiv me gomone ne 2022. Ça mendoni ju kur një shqiptar dëgjon e sheh dhunën, bën ashtu.

S’mund të çuditemi nga kjo ndodhi. Nuk mund të legjitimojë dhunën se po kaloi limitin nuk ndalet më. Mbrapa mund të jetë politika, agjenturë e huaj por në thelb është klasa politike që ka prodhuar çmenduri në rrugë.

Ka njerëz plot në rrugë që flasin me vete, është prridhur stres. E gjithë kjo për karrige. Nuk lejnë rrugën e hapur për të hapur ide, ky është problemi. Është një palë që ka pushtetin dhe një parti tjetër që do ta heqë nga pushteti në çdo mënyrë. Limitet po kalojnë, se të goditet lideri është e rëndë dhe ec e ndaloje këtë histori”, u shpreh Lapaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: