Reperi i mirënjohur Post Malone do të bëhet baba së shpejti. Ai dhe e dashura e tij prej shumë vitesh janë fejuar. Viteve të fundit Malone ka vuajtur nga varësia ndaj alkoolit, por fatmirësisht tani ka arritur ta fitojë këtë betejë. Dhe kjo falë mbështetjes së njeriut të tij të zemrës.

Në një intervistë për “The Heward Stern Show” reperi ndër të tjera tregoi se ka qenë aq rëndë sa nuk ngrihej dot nga dyshemeja, por e fejuara e tij, që nuk dëshiroi ta bëjë publike i shpëtoi jetën.

“Unë jam përgjegjës tani. Ishte një pikë shumë e vështirë dhe nuk mund të ngrihesha nga dyshemeja për javë të tëra. Thjesht kam njerëz super të bukur rreth meje dhe takova një person vërtet të bukur që më bëri të ndihem sërish njeri. Është drejtimi nga errësira në dritë… Ajo më shpëtoi jetën, është goxha epike,”-u shpreh Post Malone.

Ai më pas shtoi se lufta me alkoolin ishte një simptomë të vetëvlerësimit të ulët. “Kishte një moment në jetën time ku nuk isha i kënaqur me atë që isha, dhe isha i turbullt”, -përfundoi reperi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: