Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho kërkon që qeveria të ndëshkohet me forcë sepse nuk mbajti asnjë premtim për arsimin dhe e rrënoi.
Në një postim në “Facebook”, Xhixho shkruan se dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës. Sipas saj, Edi Rama nuk mund t’ia hedhë fajin Tik-Tokut për modelet që promovon, kur trafikantët dhe kriminelët i ka bërë vetë deputetë u ka dhënë karrige ministrash e kryebashkiakësh.
POSTIMI I PLOTË
Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës.
📌Fakt është që në 12 vite kemi buxhetin për arsimin më të ulët në rajon.
📌Fakt është që rezultatet e testeve PISA treguan që kemi rënie drastike në matematikë, fizikë e letërsi dhe u renditëm në vend të 69 nga 80 vende.
📌Fakt është që kemi dështuar me kurrikulat dhe nxënësit nuk kuptojnë tekstet shkollore që u vihen përpara.
📌Fakt është që rreth 60% e 15-vjeçarëve janë analfabetë funksionalë.
Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” tregoi qartë dështimin e kësaj qeverie edhe me sigurinë në shkolla.
Edi Rama dhe kjo qeveri në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë, si gjithmonë fajin e hedh te të tjerët dhe po përpiqet ta gjejë fajtorin te rrjetet sociale.
Arsyet e degradimit të arsimit në Shqipëri nuk fshihen as pas Tik-Tokut, as pas Snapchat-it. Ato lidhen direkt me keqqeverisjen prej shumë vitesh dhe mospasjen kurrë të arsimit prioritet.
Edi Rama nuk mund t’ia hedhë fajin Tik-Tokut për modelet që promovon, kur trafikantët dhe kriminelët i ka bërë vetë deputetëe u ka dhënë karrige ministrash e kryebashkiakësh.
Nuk e ka fajin Tik-Toku për shkretimin e shkollave që kthehen në shtëpi bari, si ajo në Vaun e Dejës, Faji është i vetë qeverisë që ka rrënuar arsimin, duke detyruar shqiptarët të ikin për t’i rritur e arsimuar fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë.
Modelet jo të mira që thotë se imponon Tik-Toku, Edi Rama i ka në shkollë. Le të sjellim ndërmend drejtorin e shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, në Durrës, që shiste armë dhe drogë.
Kjo qeveri duhet ndëshkuar me forcë sepse nuk mbajti asnjë premtim për arsimin dhe e rrënoi!
Ne na duhet një pakt kombëtar për arsimin, të cilin duhet ta bëjmë prioritet kombëtar, pasi vetëm duke ringritur arsimin mund të ringremë Shqipërinë.
nuk mund t’ia hedhë fajin Tik-Tokut për modelet që promovon