Në argumentimin e plotë të publikuar nga UEFA shpjegohet edhe çështja e shtyrjes së seancës së Apelit të Skënderbeut, i cili nxori si justifikim një “e-mail”.

Më datë 24 maj 2016, një ditë para takimit të caktuar në Nion, Skënderbeu i dërgoi një shkresë zyrtare UEFA-s duke pretenduar në thelb që ata kishin planifikuar të merrnin pjesë në mbledhjen e një dite më vonë përballë Komisionit të Apelit në UEFA, por nuk kishin marrë asnjë lloj dokumentacioni nga UEFA rreth kësaj çështjeje, të paktën deri më datë 20 maj.

Në takimin e datës 25 maj në Nion të Zvicrës, në zyrat e UEFA-s, kryetari i Komisionit të Apelit i kërkoi Skënderbeut që të shpjegonte arsyen se pse këto dokumente nuk kishin mbërritur te ky klub. Ata u justifikuan me problem të IT (ekspertit të kompjuterëve) dhe kërkuan një seancë tjetër në një datë të mëvonshme.

Me kërkesë të Komisionit të Apelit, administrata e UEFA-s tregoi të gjitha dokumentet që i kishte dërguar klubit në pikën e kontaktit të përfshirë në dosje për çështje disiplinore, i identifikuar si drejtori i klubit. Ndërkaq, nuk ishte raportuar asnjë problem në serverin që përmban “e-mail”- in e këtij personi kontakti (Yahoo).PanoramaSport
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb