Gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 mbi fenomenin e rekrutimit të vajzave shqiptare si punëtore seksi në vendet arabe një nga vajzat që i shpëtoi skemës tregoi si u ngritën pikëpyetjet e para.

Ajo u shpreh se dyshimet u shtuan pasi pyeti këtë agjenci nëse vajzat që aplikonin do të punonin së bashku dhe përgjigjja që mori ishte negative

E reja shtoi se në këtë moment e kuptoi se ky ishte një mashtrim i agjencisë pasi vajzat nisen si punëtore normale kamariere apo hostess dhe përfundojnë si eskorta.

Sipas saj vajzat u joshën nga paga e lartë që ofrohej e cila përllogaritej në rreth 2000 euro.

“Më janë shtuar dyshimet pasi pyeta agjencinë shqiptare nëse do jemi bashkë kur të nisemi dhe më thanë se do ndahemi, aty e kuptova se ishte mashtrim. Vajzat nisen si punëtore normale dhe përfundojnë si punëtore seksi. Të gjitha vajzat që aplikuan e kanë bërë vetëm për shkak të pagës. ”, u shpreh njëra nga vajzat.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb