KINË- I ka kushtuar shumë shtrenjtë tradhëtia bashkëshortore një biznesmeni në Kinë. Dashnorja e tij e tërbuar i preu penisin pasi ai refuzonte që të ndahej nga gruaja.

Burri 50-vjeçar, që është biznesmen i pasur, u fotografua duke vrapuar në rrugë, ndërsa kërkonte një doktor për ta ndihmuar dhe në kofshë i rridhte gjaku. Biznesmeni kishte shkuar në një hotel, duke pritur të dashurën 20-vjeçare.

Të dy kishin pesë vite që kishin një lidhje. Një punonjëse e hotelit tha se mbeti e shokuar kur hyri në dhomë. Aty kishte një palë gërshërë dhe penisi në krevat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: