FIER-Banorët e Verrisë në Fier kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve, për të cilin sipas PD qeveria ka dhënë 28.3 milion euro.

Për më shumë se një orë, banorët e prekur nga ndërtimi i këtij inceneratori kanë bllokuar mjetet e kompanisë nënkontraktore që ka nisur të furnizojë objektin me material ndërtimi.

Duke sfiduar edhe temperaturat e larta, qytetarët kërkuan që të ndalet kjo masakër ndaj pronës dhe jetës së tyre.

Në mbështetje të kësaj proteste ishte edhe kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe u garantoi mbështetje të plotë në këtë kauzë të drejtë.

‘Ka 4 muaj që PD ka sfiduar qeverinë me kërkesën për debat publik për aferën e inceneratorëve, por qeveria fshihet. Fituesi i tenderit, klient i qeverisë merr 28.3 milion euro nga shteti me 24.10.2016 dhe dy javë me pas ia shet italianit për 15 milionë euro. Përlarje 13.3 milion euro për 2 javë pa pasur nevojë as të blesh një kompjuter dhe as një lopatë’, theksoi në fjalën e tij Jamarbër Malltezi.
prrrrr
ppppp
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: