Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur, pasi përmbytjet goditën dy nga qytetet e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit.

Midis viktimave ishin të mbijetuar nga tërmeti që kishin jetuar në shtëpi me kontejnerë që nga tërmetet. Makinat u rrëzuan mbi një përrua uji nëpër rrugët e Sanliurfa, ku 12 persona humbën jetën. Po ashtu, edhe një kontejner që strehonte dy familje në Adiyaman u përfshi nga përmbytjet.

Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të dyfishta të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dy nga të zhdukurit ishin zjarrfikës, tha guvernatori, i cili u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë larg përtmbytjeve. Fatkeqësisë nuk i shpëtoi as një spital, i cili u përmbyt dhe 200 pacientë u shpërngulën diku tjetër.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka dërguar ministrin e brendshëm, Suleyman Soylu, në rajonin e përmbytjeve, pasi vetë është i zënë duke u marrë me fushatën e elektorale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb