Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.279 qytetarë të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq janë shënuar 8 viktima nga virusi vrasës. Sakaq, lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 325 qytetarë të shëruar duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 107.025.

Njoftimi i plotë:

21 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.

Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Në total numri i rasteve aktive është 18.287.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb