Lojtari i Brazilit, Eder Militao luajti në Kupën e Botës, mirëpo në të njejtën kohë është bërë pjesë e showbiz-it në lidhje me akuzat e ish të fejuarës.

Karoline Lima ka deklaruar se është tradhtuar nga Militao kur ka qenë shtatzanë me vajzën e tyre. Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi i Real Madritit  akuzohet për këtë tradhti të rëndë. Kujtojmë që më parë ka bërë të njëjtën gjë ndaj Tiffany Alvares, me të cilën u nda pak ditë para se ajo të lindte.

Ajo rrëfen se lojtari e tradhtoi kur ishte shtatzanë me vajzën e tyre dhe e bëri këtë me Tiffany Alvares, vajza me të cilën kishte një histori shumë të vjetër. Me pak fjalë, lojtari i Seleciaos është hedhur sërish në krahët e dashurisë së vjetër në një kohë që priste të bëhej baba për herë të parë duke ndezur thashethemet e një skandali që duket se nuk do të mbyllet brenda një kohe të shkurtër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: