Chelsea vijon me rezultatet pozitive duke regjistruar fitoren e 5-të radhazi në të gjitha kompeticionet. Premier League këtë javë startoi pikërisht me sfidën Newcastle-Chelsea ku londinezët fituan pastër 0-2 falë një autogoli të Federico Fernandez dhe golit të Abraham që vulosi rezultatin.

Provizorisht Chelsea tashmë me 18 pikë mban kreun e renditjes së Premier League edhe pse me një ndeshje më shumë se Leicester që bashkë kanë pikë të barabarta.

Po ashtu renditja në Angli është mjaft kaotike pasi nga vendi i parë tek i gjashti ndajnë vetëm 3 pikë kurse deri tek i 15-ti 8 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb