Ajo është këngëtarja më e suksesshme e muzikës pop dhe kthen në hit çdo projekt të ri muzikor.

Dua Lipa mori pjesë në galanë e ‘Los 40 Music Awards’ në Madrid të Spanjës ku ia doli të merrte tre çmime.

Nëpërmjet një postimi në Instagram shfaqej shumë e lumtur për këtë arritje.

“Çfarë nate!!! 3 çmime!!! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’ Faleminderit LOS40MusicAwards!! për këtë mbrëmje perfekte. Do t’i ndaj të gjitha me juve nesër por për tani…Le të gëzojmë me verë”, shkruajti Dua në postim.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi që të prezantohej me një fustan të shkurtër plot me ngjyra, që i nxirrte në pah linjat e mira trupore.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: