KOREJA E JUGUT

Koronavirusi po ecën me hapa galopantë në Korenë e Jugut. 763 raste të konfirmuara shënon vendi aziatik si dhe 7 viktima.

Masa të ashpra ka marrë vendi teksa ushtria për t’u siguruar ka pezulluar rektrutimet me 2 javë pasi 11 ushtarë janë të prekur me koronavirus.

Tashmë Koreja e Jugut është vendi i dytë në botë për rastet me koronavirus pas Kinës e cila mban vendin kryesor me 77 mijë e 150 persona të prekur si dhe 2 mijë e 592 viktima.

Qyteti më problematik mbetet ai i Daegu në jug të vendit ku Koreja e Jugut ka marrë masa duke pezulluar fluturimet për ta izoluar qytetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb