BEOGRAD- Gjesti i bërjes së shqiponjës me duar gjithmonë ka ngjallur reagimin e serbëve, por jo të politikanit liberal Çedomir Jovanoviç. Gjatë një interviste në televizionin N1 ai ka bërë “shqiponjën”, duke u shprehur se reagimet negative ndaj situata të tilla, i ka penguar serbët të ecin përpara.

Jovanoviç thotë se “shqiponja” është një simbol kombëtar për shqiptarët, ashtu siç janë për serbët “tre gishtat”.

Sakaq, politikani liberal serb ka kritikuar politikën dhe shoqërinë serbe, që sipas tij e kanë lënë vendin mbrapa, duke u marrë me gjëra, siç i quan ai, “të çmendura”.

Së fundmi, Jovanoviç ka nisur një iniciativë në Serbi, për të krijuar një “Koalicion të Paqes”, përmes të cilit do të kërkohet arritja e një marrëveshjeje paqësore në mes të Serbisë dhe Kosovës, gjë që sipas tij, do t’i hapte perspektivë integrimit të Serbisë.

Ai thotë se takimi mes Vuçiç dhe Thaçit në shtator në Bruksel është shansi i fundit që dy vendet të arrijnë një marrëveshje, e cila do të jetë pozitive për të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb