Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, akuzon qytetarët lezhjanë, që u ankuan se nuk iu është përgjigjur askush,, si militantë partiakë.

Qytetarët thanë për mikrofonin e “News24” se autoritetet nuk iu përgjigjen kërkesave të tyre për leje, ndaj dhe kanë dalë pa leje për të bërë pazar e kryer shërbime të tjera. Por, për kryebashkiakun Ndreu bashkia po bën një punë gjigante.

“Ky zoteria, Festim Meta, qe nuk eshte as pensionist, as shtrese ne nevoje, e as ne hall per asgje pa pike turpi thote qe nuk e ka ndihmu Bashkia. ! I them atij qe e ka intervistu qe e ka gjete me “shume mund”, dhe ketij qe flet brockulla se bashkia nuk ndihmon kategorite e ketij tipi qe nuk ka asnje problem ekonomik!

Turp per ate qe i ka zgjate mikrofonin qe e njeh mire se kush eshte dhe turp per kedo qe perdor militante partiake me sfumu punen gjigande qe po ben Bashkia Lezhe!”, shkruan Ndreu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb